Qasja e vlerësmit


Pyetjet/treguesit e Kuadrit Analitik janë ndërtuar në mënyrë të tillë për të kapur dinamikat e qeverisjes vendore. Secili prej kritereve të kuadrit analitik është i përbërë nga disa nën-kritere dhe këto të fundit përbëhen nga disa tregues/pyetje të cilat kërkojnë vlerësim. Treguesit janë matur përmes burimeve të ndryshme të të dhënave dhe prandaj për secilin dimension të kuadrit analitik është specifikuar burimi I të dhënave nga I cili është përfituar vlerësimi. Duke përdorur këto tregues, grupet e ndryshme të interesit (përfaqësues / zyrtarë Bashkiakë, qytetarë nga komuniteti si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe sipërmarrjes) kanë dhënë vlerësime përkatëse për aspekte të ndryshme të veprimtarisë së administratës vendore bazuar në njohuritë dhe perceptimet personale.

Vlerësime të përgjithshme janë dhënë përmes metodave të ndryshme të kërkimit:

  1. Fokus Grupet në Bashki (MFG),
  2. Karta e Raportimit të Qytetareve (CRC),
  3. Dialogjet me Komunitetin (CD), dhe
  4. Të Dhënat Dytësore (DR).

Diagrama mĂ« poshtĂ« tregon pĂ«rbĂ«rjen dhe metodĂ«n e pĂ«rllogaritjes sĂ« vlerĂ«simit. PĂ«rqasja e vlerĂ«simit me pikĂ« bazohet nĂ« njĂ« shkallĂ« nga 0 nĂ« 100, ku 0 pĂ«rfaqĂ«son “MungesĂ« qeverisjeje” dhe 100 pĂ«rfaqĂ«son “Qeverisjen e plotĂ« / tĂ« pĂ«rkryer”.

Në raste specifike, janë përdorur pyetje të njëjta si për funksionarët e bashkisë dhe komunitetin për të siguruar krahasueshmërinë dhe identifikuar perspektivat e mundshme për të njëjtën problematikë apo çështje dhe për të siguruar një kornizë gjithëpërfshirëse. Në këtë rast, vlerësimi përfundimtar është vlera mesatare e të gjitha rezultateve të përfituara nga të gjitha burimet për çdo kriter dhe këto të fundit rezultues nga një mesatare e nën-kritereve përkatës. Këto të dhëna janë validuar dhe plotësuar me informacion cilësor të mbledhur përmes diskutimeve në Fokus Grupin në Bashki, në Dialogun me Komunitetin dhe përmes Intervistave të Thelluara me funksionarë kyç në bashki. Për më shumë informacion sa i takon metodologjisë së këtij vlerësimi ju lutem referojuni Metodologjisë së Vlerësimit të Situatës së Qeverisjes Vendore në Shqipëri..

KUADRI ANALITIK I QEVERISJES VENDORE